VIDEO/ PSG fiton përballë Nimes, Mbapen e “tradhtojnë” nervat ndëshkohet me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:48

VIDEO/ PSG fiton përballë Nimes, Mbapen e “tradhtojnë” nervat ndëshkohet me të kuq

FT: Nimes-PSG 2-4

Shënues: Nejmar (36′), Di Maria (40′), Bobikon (63′), Savanie (71′), Mbape (77′), Kavani (91′)

Ka përfunduar ndeshja midis skuadrës së Nimes dhe Paris Saint Germain me fitoren e këtyre të fundit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-4. Një ndeshje që i pati të gjitha. Gola, spektakël, tensione dhe kartona të kuq.

mbape

PSG kaloi në avantash të dyfishtë pas golave të Nejmar dhe Di Marias por skuadra e Nimes nuk u dorëzua dhe arriti ta brazonte rezultatin e takimit. Megjithatë skuadra e PSG është zgjuar nga gjumi dhe menjëherë Mbape kalon përsëri në avantazh parizienët.

sdkgfdjkgkdf

Ndërkohë që rezultati përfundimtar u vulos nga Edinson Kavani. Megjithatë vlen të theksohet një episod në fund të ndeshjes, ku Mbape pasi pësoi një ndërhyrje të rrezikshme reagoi ndaj kundërshtarit duke e plasur në tokë. Menjëherë edhe gjyqtari nuk ka nguruar për ti ndëshkuar të dy me kartona të kuq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"