VIDEO/ PSG e pamëshirshme këtë herë shënon 7, Mbape dhe Nejmar bëjnë paqe në goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 22:51

VIDEO/ PSG e pamëshirshme këtë herë shënon 7, Mbape dhe Nejmar bëjnë paqe në goleadë

PSG vazhdon ritmin e frikshëm në këtë start të kampionatit dhe pas dy ndeshjeve të para ku shënoi nga 5 gola në secilën, sot riti marshin duke shënuar 7 të tillë. Viktima e radhës ishte Lila e cila u desh të nënshtrohej pa kushte përballë skuadrës parisiene.

mbape nejmar

Kjo e fundit gjeti golin e parë me një skeme perfektë pak sekonda pas startit të sfidës me Mbape, duke e pasur të thjeshtë më pas të tundte në vazhdimësi rrjetën në suksesin e thellë 7-1 në këtë transfertë që mendohej se do të ishte e komplikuar, Bilanci në fund të sfidës flet për 3 gola të Mbape e 2 të Nejmar, me brazilianin i cili dha edhe 3 asiste në këtë sfidë.

Dy prej këtyre asisteve ishin për golat e Mbape dhe duket se mes të dyve është kthyer paqja në fushën e lojës, pasi dukej se sot kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin, për fatin e keq të kundërshtarëve të PSG-së.

Lilë-PSG 1-7
54’ Bamba / 1’, 66’, 87 Mbape, 27’ Mesi, 39’ Hakimi, 43’, 52’ Nejmar

GOLI I MBAPE

GOLI I MESI

GOLI I HAKIMI

GOLI I NEJMAR

GOLI I NEJMAR

GOLI I BAMBA

GOLI I MBAPE

GOLI I MBAPE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"