VIDEO/ Progni e Batha “hakmerren” ndaj Luftëtarit, Partizani merr tri pikë me shije Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2018 | 19:52

VIDEO/ Progni e Batha “hakmerren” ndaj Luftëtarit, Partizani merr tri pikë me shije Europe

Partizani arriti një fitore të rëndësishme në javën e 24-të të Kategorisë Superiore, me rezultatin 3-0 ndaj Luftëtarit. Ishin të kuqtë që shënuan që në pjesën e parë, teksa zhbllokuan me Bathën, pas një goditje me kokë nga ana e kapitenit.

partiz

Në të dytën, ishte Progni që solli qetësinë për Dalipin, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit të gjirokastritëve, Ruci, dhe nuk fali nga brenda zonës. Minuta edhe për Edgar Çanin, që sapo u fut në fushë, fitoi penallti me topin e parë, dhe Batha e ktheu në gol.

Përfundimisht, 3-0 për Partizanin, me ekipin e Likës që nuk bëri pothuajse asgjë, për të merituar qoftë edhe një pikë. Pas kësaj fitoreje, të kuqtë afrohem me zonën e Europës, dhe vazhdojnë me fitoret.

part

 

Partizani-Luftëtari 3-0

Gol: Batha 33′, 82′ (pen.), Progni 72′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Partizani-Luftëtari 3-0

90′ 3 minuta shtesë.

ccani

82’ GOOOL Batha shënon edhe të tretin me penallti, pasi e fitoi Çani.

81’ Topi i parë që prek Çani në zonë, rrëzohet nga Jakovljeviç, dhe ka penallti për Partizanin.

80’ Rikthehet Edgar Çani për Partizanin. Zë vendin e Malës

80’ Rikthehet Edgar Çani për Partizanin. Zë vendin e Malës

79’ Trashi godet me të majtën nga jashtë zone, por Ruci devijon për në goditje këndi.

75’ Dalipi hedh në fushë edhe Kulum. Largohet Bardhi.

progni

72’ GOOOL Progni. Partizani shënon edhe të dytin, me sulmuesit që pas një gabimi të portierit Ruci. Ai rrëmben topin, godet. Sfera në fillim pritet nga Ruci, por përplaset në trupin e Jakovljeviç, dhe shkon në portë.

71’ Ndëshkohet me të verdhë Asanit, teksa po dilte nga fusha.

71’ Kardozo futet në fushë, në vendin e Asanit.

69’ Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit, me Bathën që godet pas një topi të ngelur në zonë, por nuk tund dot rrjetën.

66’ Tjetër zëvendësim për Likën. Rapa futet për Liçajn.

60′ Zëvendësimi i parë tek Luftëtari. Lamçja i lë vendin Donald Rrapos.

56’ Asani rrëmben një top nga mbrojtësit e Luftëtarit, futet drejt zonës dhe fiton një goditje këndi.

53’ Abazaj hyn nga e djathta e zonës, dhe godet drejt portës, por portieri Hoxha ndal.

46′ Rinis pjesa e dytë, me skuadrat ashtu siç e mbyllën.

Mbyllet e para. Partizani-Luftëtari 1-0

partizan

33’ GOOOL Batha. Partizani gjen golin me anë të kapitenit, pas një goditje këndi, ku Batha shënon me kokë nga mesi i zonës.

24′ Mala provon me një goditje të menjëhershme, ndërsa topi është përplasur te dy futbollistët e Luftëtarit dhe ka përfunduar në duart e Ruçit.

20’ Gojkoviç, në zonën e gjirokastritëve, godet me kokë pas një topi të gjatë, por kontrollohet nga Ruci.

tifozi

13’ Trashi godet nga jashtë zone, shënon, por arbitri kishte ndërprerë ndeshjen pak sekonda më parë, prej një tifozi të Partizanit që kishte hedhur në fushë një fanellë të Trashit. E çuditshme çfarë ndodh në “Selman Stërmasi”.

12’ Beqiri godet me kokë nga një goditje këndi, por pret Hoxha.

10’ Pa shumë raste minutat e para. Skuadrat shfaqen të kujdesshme në “Selman Stërmasi”.

1′ Nis takimi.

 

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi.

 

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Jakovleviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Andi Koçi