VIDEO/ Pritjet spektakolare, 52 sekonda prej heroi të Handanoviçit… në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 15:20

VIDEO/ Pritjet spektakolare, 52 sekonda prej heroi të Handanoviçit… në derbi

Nuk ishte vërtet i pavlerë pas disa gabimeve të tepërta, ndoshta banal por jo si zakonisht. Nuk u bë fenomen dje, pas dy-tre pritjesh vendimtare, ndër të tjera në një moment më delikat për Interin: Samir Handanoviç mbetet megjithatë në dimensionin e tij, mes lojtarëve vërtet të besueshëm.

Handanovic

Meritoi duartrokitje për trisin e pritjeve në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 për Interin. Derbi, me shumë mundësi, u vendos pikërisht atje. Në harkun e saktësisht 52 sekondave, mes minutave 47 dhe 48, fillimisht neutralizoi dy herë Ibrahimoviçin, më pas të djathtën e Tonalit nga limiti i zonës.


E nëse pritja e fundit ndoshta ishin si një portret më shumë për fotografë, ndërhyrja e parë dhe mbi të gjitha e fundit meritojnë një analizë të kujdesshme: një grushtim dhe një pritje me dorë. Në 52 sekonda Samir ua kujtoi të gjithëve që repertori është thuajse i kompletuar. Ndjesi e pozicionimit dhe teknikë absolute, po ashtu edhe reflekset. Cilësi që gjithkush i njihte, mes shtyllave ka qenë gjithmonë gjigant.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"