VIDEO/ Pritjes së Insinjes i vjen fundi, sulmuesi italian gjen rrjetën në MLS me një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 11:19

VIDEO/ Pritjes së Insinjes i vjen fundi, sulmuesi italian gjen rrjetën në MLS me një supergol

Pritjes së Lorenco Insinjes duket se i ka ardhur tashmë fundi, me sulmuesin italian që gjeti rrugën e rrjetës me Torontën.

insinje

Kjo ishte ndeshja e katërt e tij për skuadrën kanadeze dhe që rezultoi ai që i dha tre pikët në transfertën me Nashvill.

Në minutën e 77’, italiani lëshoi një gjuajtje nga distanca, e cila përfundoi në fundin e rrjetës.

Gjithashtu në këtë takim realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe ish-mesfushori i Juventusit, Frederiko Bernardeski.

Toronto ndodhet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes, por sërish është në garë për të siguruar një vend në fazën “play-off”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"