VIDEO/ Pritjes 8 vjeçare i vjen fundi! Milani “asfalton” Salcburgun dhe marshon në fazën e 1/8-ave! Çelsi i Brojës triumfon me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 0:05

VIDEO/ Pritjes 8 vjeçare i vjen fundi! Milani “asfalton” Salcburgun dhe marshon në fazën e 1/8-ave! Çelsi i Brojës triumfon me përmbysje

Pritjes 8-vjeçare të Milanit i ka ardhur fundit, kuqezinjtë e Stefano Piolit, likuiduan me rezultatin 4-0 Salcburgun, në duelin e fundit të grupit, duke siguruar një “biletë” për në fazën e 1/8-ave të Champions-it, biletë kjo që kishte plot 8 vite që mungonte.

Milan festa

Oliver Zhiru ishte heroi i kuqezinjve mbrëmjen e sotme, teksa shënoi dopietë në minutat 14 dhe 57 si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Kruniç në minutën e 46-të, ndërkohë që këtë triumf spektakolar e “vulosi”, Mesias në 90+1′

Një fitore e merituar kjo nga ana e Milanit, që me 3 pikët e marra në “San Siro”, u pozicionua në vendin e dytë, në renditjen përfundimtare të Grupit E, me 10 pikë në 6 ndeshje.

milan renditja

Ndërkohë në sfidën tjetër të zhvilluar paralelisht në Grupin E, Çelsi bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur me përmbysje 2-1 Dinamon e Zagrebit.

BROJA

Petkoviç gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 7-të, ndërkohë që Stërling dhe Zakaria, shënuan për blutë në minutat 18 dhe 30. Për sa i përket Armando Brojës, ai u hodh në fushë në minutën e 65-të, duke zënë vendin e Obamejang.

REZULTATET:

MILAN – SALCBURG 4-0

Zhiru 14′, 57 Kruniç 46′ , Mesias 90+1′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+1′ GOOOOL MILANI 4-0/ I ardhur nga stoli, rrugën e rrjetës e gjen dhe Zhunior Mesias. Futbollisti u fut bukur brenda zonës, teksa me të majtën përshëndeti rrjetën! 

86′ Milani kryen edhe zëvendësimin e fundit, largohet Kalulu, në lojë Gabia.

80′ Salcburgu i afrohet golit të nderit me Sesko, por tentativa e tij ndalet nga Tatarushanu.

77′ Milani kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen Teo Hernandez dhe Rade Kruniç në fushë Balo Ture dhe De Ketelere.

77′ Zëvendësime në radhët e Salcburgut, largohen Okafor dhe Uober, në lojë Koita dhe Ulmer.

69′ Zëvendësim te Milani, largohet Leao, vendin e tij e merr Mesias. Gjithashtu largohet edhe Benaser, në lojë Pobega.

66′ Sërish rrezikshëm kuqezinjtë me Leaon, traversa i mohon golin yllit portugez. I pafat Leao në këto momente.

64′ Tjetër zëvendësim te Salcburgu, largohet Gourna-Douath, në vendin e tij, futbollisti me origjinë shqiptare, Dion Kameri.

61′ Zëvendësim te Salcburg, largohet nga fusha Adamu, në vend të tij talenti Sesko.

61′ Gourna-Douath ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

57′ GOOOOL MILANI 3-0/ Të papërmbajtshëm milanistët! Zhiru shënon edhe golin e tretë pas këmbëngules së gjatë të Leaos, topi u hodh në qendër të zonës, teksa francezi nuk fali duke shënuar të dytin personal! 

46′ GOOOOL MILANI 2-0/ Rade Kruniç realizon me kokë pas asistit të Zhiru! Shpërthen festa në San Siro! Start fantastik i kuqezinjve në këtë pjesë të dytë. 

46′ Pjesa e dytë starton me zëvendësim te Salcburg, largohet Solet, në vendin e tij Bernardo.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Okafor është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Leaos. Faull taktik i zvicerianit.

40′ Tjetër mundësi për Milanin, kësaj herë ishte Leao, që depërtoi bukur nga e majta, por u bllokua në momentet e fundit.

38′ Susiç provon të vendosë baraspeshën, teksa futet bukur brenda zonës dhe provon me të majtën, por tentativa e tij grushtohet nga Tatarushanu që i thotë “jo”, austriakëve.

32′ Salcburgu kërkon penallti pas duelit mes Kalulut dhe Okafor brenda zonës, por për gjyqtarin, gjithçka ka qenë e rregull, teksa ka marrë konfirmimin edhe nga sistemi VAR.

30′ Minuta mjaft të mira për kuqezinjtë që provojnë me Benaser, por tentativa e tij u ndal në trupin e Pavloviç.

26′ Milani gjen golin e dytë me Zhiru, por VAR-i i prish festën francezit, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje!

17′ Salcburg shpërdoron një rast të artë me Adamu, që merr një top në afërsi të pikës së penalltisë, rrotullohet bukur, por goditja e tij nuk ishte e duhura, duke përfunduar në duart e Tatarushanut.

14′ GOOOOL MILANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zhiru kalon në avantazh Milanin. Pas një harkimi nga këndi nga ana e Tonalit, francezi godet bukur me kokë duke përshëndetur rrjetën! 

12′ Milani kundërpërgjigjet me Benaser, që provon me një gjuajtje befasuese nga jashtë zonës, por topi përplaset në trupin e Zhiru.

10′ Vendimtare ndërhyrja e Tomorit, që ndal një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, të Kjergard duke sfumuar një mundësi të artë shënimi.

3′ Pranë golit Milani, me kapitenin Teo Hernandez, që provoi nga e djathta, por tentativa e tij u ndal në shtyllën pingule.

1′ Starton sfida! 

ÇELSI – DINAMO ZAGREB 2-1

Stërling 18′ , Zakaria 30′ / Petkoviç 7′ 

MOMENTI I FUTJES SË BROJËS NË FUSHË:

GOLAT:

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN-SALCBURG

sdfsdfsdfsdfsdfsdff

ÇELSI-DINAMO ZAGREB

sdfsdfsdfsdfffff

Situata në grup para ndeshjeve

sdfsdfsdfsdfsf

PANORAMASPORT.AL