VIDEO/ Pritje madhështore për Xhokoviçin, tenisti serb merr titullin “Qytetar Nderi” në Budva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 16:24

VIDEO/ Pritje madhështore për Xhokoviçin, tenisti serb merr titullin “Qytetar Nderi” në Budva

Novak Djokovic prej disa ditësh ndodhet në Mal të Zi ku sot ka marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” në Budva ku pak dite me pare u pa duke festuar me këngë nacionaliste serbe.

xhokovic

Djokoviç është pritur në qytet nga qindra qytetarë dhe ka ecur mes tyre pa maskë dhe pa respektuar asnjë masë anti-Covid. Nole vizitoi bashkinë, metropolin e saj dhe vende të tjera ku u prit si hero. Bashkë me të ishin babai dhe nëna e tij. Serbi i cili u deportua nga Australia për shkak se nuk ishte i vaksinuar nuk mundi të luante në Australian Open. Ai është duke marrë një pushim të gjatë nga stërvitjet dhe do të rikthehet në aksion në mes të shkurtit në Dubai.

LEXO EDHE: VIDEO/ Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb Xhokoviç “harbohet” me këngë anti-shqiptare në Budva

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"