VIDEO/ Pritja e vitit në Serinë A, tre ndërhyrje në tre sekonda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 21:50

VIDEO/ Pritja e vitit në Serinë A, tre ndërhyrje në tre sekonda

Empoli pësoi një disfatë në transfertë përballë Romës, me rezultatin 2-0. Gjithësi ato që morën një vëmendje të madhe nga ky takim ishin tre pritjejt e njëpasnjëshme të portierit të miqve, Vikario.

Collage Maker-04-Feb-2023-09.45-PM

Në pjesën e dytë, skuadra e Murinjos kishte tre mundësi të arta për të kaluar në avantazh në harkun e pak sekondave.

Dibala lëshoi një predhë brenda zonës, të cilën e Vikario arriti ta ndalë mrekullisht, me topin që u kthye te Mançini dhe ky i fundit nuk hezitoi të godiste, por ishte sërish gardiani i Empolit që e ndali. Topi më pas u kthye te Abraham, i cili vetëm disa centimetra larg portës nuk shënoi dot me kokë, pasi ishte sërish Vikario që arriti ta ndalte me këmbë.

Gjithsesi këto pritje nuk arritën dot që ta nxirrnin skuadrën e tij me pikë nga “Olimpico”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"