VIDEO/ Pritet firma e mbrojtësit italian, Dinamo premton dhe një sulmues të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 18:52

VIDEO/ Pritet firma e mbrojtësit italian, Dinamo premton dhe një sulmues të ri

Dinamo vazhdon të përforcohet gjatë kësaj merkatoje të janarit.

Dinamo-Bylis-1-2-dalja-2015

“Blutë” konfirmojnë në faqen zyrtare se në Tiranë ka mbërritur futbollistin italian Nikola Paterni, i cili pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i 18-herë kampionëve të Shqipërisë.

Mbrojtësi 24-vjeçar luan në të dy krahët e mbrojtjes, ndërkohë është aktivizuar me ekipet të kategorisë së tretë dhe të katërt italiane si Andria, Melfi dhe Samaurese.

Ndërkohë, Dinamo premton se pret që në vijim të zyrtarizohet dhe një sulmues i ri për skuadrën.

Këtë periudhë, Dinamo ka afruar Xhuljan Turhanin, Isiaga Kamarën, Mateo Ortolinin dhe Ardian Kaloshin duke kryer një merkato tepër intensive. Synimi i drejtuesve të klubit është që të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"