VIDEO/ “Prita katër vjet ta dërgoja Materacin në spital”, Ibrahimoviç tregon momentin që mori hak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 15:45

VIDEO/ “Prita katër vjet ta dërgoja Materacin në spital”, Ibrahimoviç tregon momentin që mori hak

Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë të gjatë për “GQ Italia”, në të cilën ka zbuluar detaje të reja nga karriera e tij. Një ndër këto detaje ishte, marrëdhënia e tij me Marko Materacin, ish-mbrojtësin e dhunshëm të Interit dhe momenti që mori hak ndaj tij.

ibrahimovic-materazzi-ospedale-600x360

“Unë isha te Juventusi dhe po luanim kundër Intërit. Materaci bëri një ndërhyreje vrasëse dhe më lëndoi. Si futbolllist ishte shumë i keq. Ai luante për të të dëmtuar. Në derbin e 2006-ës, ai më dëmtoi, unë dola jashtë dhe Kapelo më tha: ‘Do të ndërrojë’. Unë hyra në lojë, se nëse dikush më bën një gjë të tillë, nuk më ikën kurrë nga mendja, por dhimbja ishte e madhe dhe dola”, shpehet Ibra.

“Më pas shkova tek Interi, Barcelona dhe Milani. Në ndeshjen e parë derbi në sezonin 2010-2011, ishin të gjithë kundër meje, dhe kjo më karikoi. Por nëse nuk ke kontrollin, mund të bësh diçka që të bën të veprosh keq. Në pjesën e dytë, Materaci ishte afër dhe me një lëvizje “Taekwondo” e kam dërguar në spital. Staknoviçi më tha: “Pse e bërë, Ibra?” Dhe unë i them: “Kam pritur 4-vjet për këtë moment, për ta çuar në spital”, përfundon suedezi.

Materaci

Ndërkohë, nuk ka munguar përgjigja e Materacit pak më parë i cili ka shkruar: “Erdha… pashë… fitova!!! Gjithmonë e përjetësisht faleminderit Zlatan Ibrahimoviç… Pa ty nuk do e kishim fituar kurrë Champions-in.”Dhe në fund ka bëre tag edhe Samuel Etonë!

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"