VIDEO/ Prishtina rikthehet te fitorja, Josa hedh vështrimin drejt kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 20:05

VIDEO/ Prishtina rikthehet te fitorja, Josa hedh vështrimin drejt kreut

Pas 2 barazimesh ndaj Ferizajt dhe Ballkanit, Prishtina e Mirel Josës është rikthyer te fitorja. Kryeqytetasit kanë mposhtur Gjilanin me rezultatin 1-0.

Prishtina

Goli i Miftarajt në minutën e 80-të i dha fitoren bardhebluve të cilët e shohin veten në vendin e 3-të në kuotën e 11-të pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Flamurtarit.

Sfidën e radhës Prishtina do e luajë ndaj Dritës. Në këtë takim do të debutojë edhe tekniku kryeqytetast Shpëtim Duro, i cili së fundmi mori drejtimin e kampionëve. Ndërkohë Gjilani do të luajë sërish në transfertë, kësaj here ndaj Ferizajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"