VIDEO/ Prishtina kualifikohet falë dopietës së Krasniqit, bardheblutë në turin e parë eliminator të Champions-it gjejnë Ferencvaroshin e Uzunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2021 | 23:31

VIDEO/ Prishtina kualifikohet falë dopietës së Krasniqit, bardheblutë në turin e parë eliminator të Champions-it gjejnë Ferencvaroshin e Uzunit

Prishtina është kualifikuar për në fazën e parë të Champions-it, duke mposhtur me rezultatin 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena” skuadrën nga Andorra, Inter Eskaldes. Skuadra bardheblu kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, ekzatësisht në minutën e 45’ me anë të Endrit Krasniqit falë disa kombinimeve të bukura.

pri

 

Ishte përsëri Endrit Krasniqi ai që realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 58’ me anë të një goditje të bukur në zonën kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, skuadra kryeqytetase do të gjejë në turin e parë eliminator skuadrën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, Ferencvaroshin një sfidë që do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Në ndeshjen e parë Ferencvaroshi do të jetë pritëse në datën 6 ose 7 korrik ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në 13 ose 14 korrik.

FT| PRISHTINA 2-0 INTER ESKALDES

Krasniqi 45′, Krasniqi 58′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

58′ GOOOOOOOL PRISHTINA 2-0! Skuadra bardheblu dyfishon shifrat, ku Krasniqi realizon të dytin për skuadrën kryeqytetase pas një goditje të bukur brenda zonës.

46′ Nis pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë!

45+3′ Rast i artë shënimi për Prishtinën ku Kryeziun nuk mundi dot të dyfishonte shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë.

45′ GOOOOOOOOOL PRISHTINA 1-0! Endrit Krasniqi kalon në avantazh bardheblutë pas disa kombinimeve dhe Krasniqi i vetëm realizon golin e parë të takimit.

41′ Rast i artë për Prishtinën, ku Krasniqi provon port%n nga goditja e dënimit, por porteri ka grushtuar.

35′ Ndeshje me përballje të forta në mesfushë, të dyja skuadrat po tentojnë të provojnë të dalin përpara.

22′ Prishtina më kërkuese teksa provojnë portën, por topi ka përfunduar jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"