VIDEO/ Prezantohet Ferrari i ri, Lëklerk: Këtë vit do të shpallemi kampionë në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 13:10

VIDEO/ Prezantohet Ferrari i ri, Lëklerk: Këtë vit do të shpallemi kampionë në Formula 1

Është prezantuar makina Ferrari, njëvendëshja që pilotët Sharl Lëklerk e Karlos Sainz do të pilotojnë këtë sezon, me shpresën për t’u rikthyer te titulli në Formula 1.

fo6-6bbxoaihjtl-1

SF23 ka zbritur në pistë, në Fiorano për të shfrytëzuar 100 km e vendosura në dispozicion për filmime dhe publicitet. Sipas mediave italiane makina është shumë më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar dhe për këtë arsye, këtë sezon synohet titulli.

“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë”,  u shpreh Lëklerk pas testeve të para.

“Me Sharl ka një konkurrencë të shëndetshme: Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin”, deklaroi piloti spanjoll Sainz.

(BalkanWeb)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"