VIDEO/ Prezantimi te Sioni, Pajtim Kasami këndon “Xhamadani vija-vija”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 23:30

VIDEO/ Prezantimi te Sioni, Pajtim Kasami këndon “Xhamadani vija-vija”

Edhe pse luan për kombëtaren e Zvicrës, mesfushori strugan Pajtim Kasami asnjëherë nuk e ka fshehur krenarinë për origjinën e tij shqiptare. Pas festimit me shqiponjë ne mes të Greqisë kur ishte pjesë e Olimpiakosit, 25-vjeçari ka goditur sërish por kësaj hera nga Zvicra.

Kasami shqiponja

 

Para pak kohësh ai firmosi me Sionin e Paolo Tramexanit dhe siç e kërkon tradita futbollistët e rinj duhet të këndojnë një këngë përpara shokëve të skuadrës.

Një moment sa interesant aq edhe gazmor. Kasami i befasoi të gjithë me këngën e përzgjedhur për tu prezantuar, teksa këndoi këngën e famshme shqiptare Xhamadani vija-vija. Videoja u postua në Instagram nga mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"