VIDEO/ Prezantim i jashtëzakonshëm i Karim Benzema, stadiumi plot për yllin e ri të Al Itihad

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 22:45

VIDEO/ Prezantim i jashtëzakonshëm i Karim Benzema, stadiumi plot për yllin e ri të Al Itihad

Karim Benzema është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Al Itihad në Arabinë Saudite me një ceremoni mbresëlënëse.

benzema

Ylli francez, i cili u largua nga Real Madrid për këtë aventurë të re, ka bërë prezantimin spektakolar para më shumë se 50 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin për ta parë. Të gjithë drejtuesit e klubit, por edhe autoritetet të shtetit arab ishin të pranishëm në këtë shfaqje të vërtetë.

Në një moment, Benzema tregoi para publikut edhe  ”Topin e Artë”, trofeun që kishte fituar vitin e kaluar, duke bërë të shpërthente edhe më shumë entuziazmi i turmës, që tashmë po pret me padurim ta shohë në fushën e lojës në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"