VIDEO/ Pretendimi i Dinamos për penallti, shikoni momentin e prekjes së topit me dorë që tërboi skuadrën kryeqytetase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 20:51

VIDEO/ Pretendimi i Dinamos për penallti, shikoni momentin e prekjes së topit me dorë që tërboi skuadrën kryeqytetase

Dinamo pësoi një humbje surprizuese ditën e sotme në sfidën ndaj Vorës me rezultatin 1-0, ku nuk munguan polemikat.

pretendimi per penallti i Dinamos

Drejtuesit e bluve të kryeqytetit, kanë ngritur dyshimet se ndaj skuadrës së tyre po bëhet një lojë e pisët. Një episode për moviolë u regjistrua në pjesën e parë, ku futbollisti i Vorës, Sadiku, prek topin me dorë brenda zonës, pas topit të goditur nga Fejzaj.

Por për gjyqtarin Orlando Kuka, nuk kishim të bënim me 11-metërsh, teksa e cilësoi si të rregullt prekjen e topit me dorë. Ky moment tërboi drejtuesit e Dinamos. Një episode që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, gjithsesi në fund të takimit ishin vorakët e Canit ata që festuan falë golit të Tavanit në minutën e 88-të.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Po bëhet lojë e pisët ndaj Dinamos”, Barushi shpërthen pas ndeshjes: Një drejtues i Burrelit kishte ardhur dhe…

Kategoria e Parë/ Hap fals i Dinamos, Tomori shkatërron Flamurtarin. Egnatia nuk fal, ja rezultatet (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"