VIDEO/ Pret penallti, por shënon edhe autogol. Ky është portieri i Benfikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 23:04

VIDEO/ Pret penallti, por shënon edhe autogol. Ky është portieri i Benfikës

Ai është portieri me moshën më të re që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Si të mos mjaftonin emocionet, për këto paraqitje të para që po bën me Benfikën, nata e “Old Traford”-it do të qëndrojë gjatë në kutjesën e Mile Svilar.

mile svilar

Ai priti një penallti ndaj Antoni Martial, në minutën e 15-të, duke i mohuar avantazhin djajve të Murinjos. Por, pak sekonda pa u mbyllur pjesa e parë, pas një goditje prej shumë metrash nga ana e Matiç, topi u përplas në shtyllë, dhe për fatin e keq të 18-vjeçarit, sfera u kthye në shpinën e tij, dhe kështu u përplas duke shkuar në portë si autogol.

PENALLTIA:

 

AUTOGOLI:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"