VIDEO/ Pret golin e Hysajt për të marrë një qen, tifozi i Napolit zbulon bastin e çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 13:11

VIDEO/ Pret golin e Hysajt për të marrë një qen, tifozi i Napolit zbulon bastin e çuditshëm

Kur kanë ngelur edhe 5 javë nga fundi i Serisë A, një tifoz i Napolit, shpreson që Elseid Hysaj të gjejë rrugën e rrjetës, për shkak se ka vënë bast me babain se nëse shkodrani shënon gol, mund të marrë një qen. Këtë gjë tifozi napolitan e zbuloi gjatë një prononcimi pas humbjes së Napolit ndaj Atalantës për televizionin lokal Luna.

elseid hysaj

Një bast në dukje tepër i vështirë, pasi kujtojmë që Hysaj në 5 sezonet e tij në Serinë A, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.Të vetmin gol në karrierë si profesionist 25-vjeçari e shënoi në sezonin 2013-2014 në Serinë B, me fanellën e Empolit.

Basti i tifozit të Napolit on Vidnews.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"