VIDEO/ Prestige kampion, thyen mes spektaklit ATS dhe merr trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 0:09

VIDEO/ Prestige kampion, thyen mes spektaklit ATS dhe merr trofeun

Prestige është kampion i  “Sunday League Tirana”, duke mposhtur në finale ATS me rezultatin 4-1. Një fitore e merituar kjo e skuadrës së drejtuar nga trajneri Eldi Topi dhe kapiteni Fatmir Hysenbelliu, e cila dhuroi spektakël, teksa shënoi plot 4 herë në portën e ATS.

 

Edicioni i parë i kampionatit të futbollit me 9 lojtarë ka rezultuar tepër interesant. 24 skuadra nga kryeqyteti që në nëntorin e vitit të kaluar kanë nisur rrugëtimin e tyre në “Sunday League”, por vetëm Prestige dhe ATS arritën që të mbërrijnë deri në fund dhe ishte pikërisht Prestige që ngriti trofeun lartë. Shima, Moçka dhe Dajti i cili realizoi dopietë, ishin autorët e golave për Prestige, ndërkohë ATS realizoi golin e barazimit me Bytyçin.

Prestige me kupen

Një kampionat, i karakterizuar që prej fillimit nga një luftë e fortë sportive, me skuadrat që kanë dhënë maksimumin e tyre në fushë për të arritur objektivat. Organizatori dhe ideatori i këtij kompeticioni, Jurgen Demneri, arriti që të bëjë realitet një ëndërr për skuadrat kryeqytetase të futbollit, të cilat kanë matur forcat me njëra-tjetrën në këtë aktivitet. Ndërsa pritet që në edicionin e ardhshëm do të ketë një numër akoma më të madh të ekipeve pjesëmarrëse.

FT: PRESTIGE VS ATS 4-1

GOLAT: Shima 16′, Moçka 39′, Dajti 46′, 58′   / Bytyçi 17′

 

/////////////////////////////////////////////////////////////////

ÇFARË DUHET TË DINI PËR FINALISTËT

Prestige dhe ATS kanë qenë pa diskutim dy skuadrat më të mira të kampionatit. Prestige e mbylli në vendin e parë fazën e grupeve, duke regjistruar 10 fitore dhe 1 barazim në 11 ndeshjet e zhvilluara. Akoma më e mirë ka qenë paraqitja e Prestige në ndeshjet me eliminim direkt, teksa i ka mposhtur bindshëm të gjithë kundërshtarët, duke regjistruar goleada të njëpasnjëshme. Kujtojmë që Prestige është e vetmja skuadër e pamposhtur në kampionat. Ndonëse bëhet fjalë për një kampionat amatorësh, organizimi i Prestige është për t’u pasur zili edhe nga ekipet profesioniste.

Një skuadër që stërvitet çdo ditë nën urdhrat e një stafi të përgatitur. Në pritje të rikuperimit pas dëmtimit të pësuar në gju, kapiteni Fatmir Hysenbelliu ka qenë në drejtim të skuadrës gjatë gjithë sezonit, së bashku me trajnerët Eldi Topi dhe Madrit Dule. Prestige është skuadra me mbrojtjen dhe sulmin më të mirë të “Sunday League Tirana”. Një ekip që luan në bllok dhe ku të gjithë sakrifikohen për të arritur objektivin.

Dy liderët e mbrojtjes AntoniMërtiri, mesfushori Dajti dhe sulmuesit Moçka e Shima kanë qenë ata që e kanë udhëhequr skuadrën në një sezon thuajse perfekt. Nga ana tjetër kemi skuadrën ATS, një ekip serioz, i cili ashtu sikurse Prestige e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë. 8 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje ishte bilanci i ATS gjatë ndeshjeve në grupe. Arbitër i finales do të jetë ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, i cili ka drejtuar disa ndeshje edhe gjatë kampionatit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"