VIDEO/ Prestige e nis me fitore fantastike, “shkërmoq” ekipin boshnjak. Shkëlqen kapiteni Hysenbelliu

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2018 | 11:48

VIDEO/ Prestige e nis me fitore fantastike, “shkërmoq” ekipin boshnjak. Shkëlqen kapiteni Hysenbelliu

Ekipi shqiptar i minifutbollit amator, Prestige, zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e parë, në kompeticionin “Champions League 2018”. Në takimin e parë, ndaj boshnjakëve të Kontakt, ekipi shqiptar shkëlqeu, duke fituar me shifrat e thella 7-0.

bandicam 2018-09-06 11-46-34-298

Dy golat e parë, u shënuan në pjesën e parë, nga kapiteni Hysenbelliu, në minutën e 9-të, si dhe Shima në të 13-tën. Më pas, në pjesën e dytë, erdhi edhe “shkërmoqja” e kundërshtarëve. Peposhi, Dajti, Xhanija, shënuan nga një herë, ndërkohë që plotësuan dopietat personale, Hysenbelliu dhe Shima.

Prestige, do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër sot, në orën 14:00, ndaj rumunëve të “Coriolan Bacau”, ndërkohë që, ditën e nesërme, Prestige do të luajë ndaj ekipit izraelit të “Mexican”, për të mbyllur ndeshjet në grupe.





www.minuta90.com