VIDEO/ Presidenti Kapllanaj përshëndet futbollistët e Partizanit pas triumfit ndaj Teutës, Cara bën komentin epik: Do futet Xhati tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 23:11

VIDEO/ Presidenti Kapllanaj përshëndet futbollistët e Partizanit pas triumfit ndaj Teutës, Cara bën komentin epik: Do futet Xhati tani…

Tre futbollistët e Partizanit, Murataj, Cara, Rrapaj dhe ish-kapiteni Eneo Bitri, u futën LIVE në “Instagram” pas triumfit të “demave” në transfertë ndaj Teutës. Mes përshëndetjeve për miqtë dhe fansat, nuk munguan as ngacmimet  dhe batutat në distanca.

22222

Për të ndjekur dhe përshëndetur futbollistët në këtë LIVE katërsh u fut dhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj, që nëpërmjet komentit, uroji futbollistët e Partizanit për fitoren. Ndërkohë në këto momente vjen edhe një koment epik i kavajasit Tedi Cara, i cili u shpreh se pas pak do të futet për t’i ndjekur Nexhat Bizhdili (Xhati):

NJË PJESË NGA BASHKËBISEDIMI NË “INSTAGRAM”: 

Valentino Murataj dhe Eneo Bitri: President Kapllanaj respekte!

Tedi Cara: Prit se do hyjë Xhati tani (për Bizhdilin)

Valentino Murataj: President Kapllanaj është djalë njish!

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"