VIDEO/ Presidenti Ilir Meta dhe Rudi Vata përurojnë Klubin e Mbështetësve të Sëlltikut në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 22:19

VIDEO/ Presidenti Ilir Meta dhe Rudi Vata përurojnë Klubin e Mbështetësve të Sëlltikut në Shqipëri

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata së bashku me disa legjenda të tjerë të futbollit shqiptar kanë përuruar në zonën e ish-Bllokut ditën e sotme Klubin e Mbështetësve të Sëlltikut në Shqipëri:

Ilir Meta

Në praninë e shumë tifozëve shqiptarë, së bashku me ish-kapitenin dhe legjendën e Kombëtares shqiptare të Futbollit, Rudi Vata, i cili ka luajtur me Sëlltik, ishte dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman MBE, si dhe me legjendat e tjera të futbollit shqiptar Perlat Musta, Ferit Rragami, Shyqyri Ballgjini dhe Ilir Lame,  të cilët u përballën në vitin 1979, në kuadër të Kupës së Kampionëve të Europës me klubin e famshëm skocez. Presidenti Meta shpalli krijimin e “Celtic Supporters Club Albania”. Me këtë rast ai  vuri në dukje:

Fan Club Celtics

“Celtic Supporters Club Albania duhej të ishte e hapur pikërisht në këtë ditë pasi një vit më parë, më 9 korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, unë takova një grup të mrekullueshëm të tifozëve të Sëlltik përpara ndeshjes me Sarajevon.

E kisha ndjekur prej shumë vitesh Sëlltik për shkak të madhit tonë Rudi Vata, por pasioni i atyre tifozëve më mahniti dhe që prej asaj kohe unë e kam ndjekur me shumë fanatizëm Sëlltikun.

Selltik

Është e mahnitshme se si futbolli lidh njerëzit dhe vendet. Dhe ja ku jemi sot, Skocia, e njohur që herët si Alba, ashtu si Shqipëria vendi im, dy vendet e shqiponjave, të malësive të mrekullueshme, të njerëzve mikpritës, tashmë janë bashkuar edhe më shumë.

Selltiku klub

Sëlltik ka domethënie të madhe për mua. Do të thotë solidaritet, socializim, bashkësi, besnikëri, integritet, miqësi. Për të mos ecur kurrë vetëm.

Në këtë ditë historike për mbështetësit e Sëlltik në Shqipëri dërgoj përshëndetjet e mia për të gjithë lojtarët e klubit dhe menaxherin, për të gjithë ekipin dhe të gjithë mbështetësit në Sëlltik Park, në Mbretërinë e Bashkuar, Skoci, dhe në mbarë botën”, u shpreh Meta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"