VIDEO/ Presidenti i Egnatias gatuan në zgarë, shihni atmosferën pozitive te rrogozhinasit para sfidës së radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 14:15

VIDEO/ Presidenti i Egnatias gatuan në zgarë, shihni atmosferën pozitive te rrogozhinasit para sfidës së radhës

Egnatia ndodhet në një atmosferë pozitive në prag të sfidës ndaj Erzenit, e cila është e programuar për tu luajtur ditën e premte, në orën 15:00, në stadiumin “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Collage Maker-04-Oct-2022-02.15-PM

Rezultatet e njëpasnjëshme pozitive si në kampionat po ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë kanë rritur dozën e pozitivitetit në kampin rrogozhinas teksa ditën e sotme kanë vendosr zgarën dhe me presidentin Agim Demrozi duke gatuar për ta.

Këto pamje i ka publikuar mbrojtësi i Egnatias, Renato Malota, i cili ka zbuluar këtë moment pozitiv në ekipin e tyre me anë të një videoje në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"