VIDEO/ Premtimi i trajnerit Dorian Bubeqi para lojtarëve të Besës: Do ju jap një darkë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2022 | 20:18

VIDEO/ Premtimi i trajnerit Dorian Bubeqi para lojtarëve të Besës: Do ju jap një darkë…

Trajneri i Besës, Dorjan Bubeqi, ka zgjedhur një mënyrë tepër speciale, për të motivuar futbollistët e skuadrës së tij, në prag të supersfidës ndaj Apolonisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:00 në qytetin e Fierit.

Bubeqi Besa

Në një video ekskluzive të siguruar nga “Panorama Sport”, gjatë stërvitjes së ditës së sotme, Bubeqi mblodhi të gjithë lojtarët në fushë, teksa iu premtoi se në rast fitoreje ndaj Apolonisë, do t’iu japë të gjithëve darkë në një nga restorantet në Kavajë. “Mbas fitores me Fierin, keni të gjithë darkë tek Gazi”, dëgjohet të thotë Bubeqi. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Vlen të theksohet fakti, se Besa vjen në këtë duel me moralin e lartë pas fitores në Luz ndaj Vorës, ndërkohë që edhe Apolonia në krahun tjetër është duke kaluar një moment të mirë, teksa ka siguruar 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"