VIDEO/ “Prekja vendimtare”, Uotfordi shuan çdo dyshim për Rei Manajn. Goli është realizuar nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:45

VIDEO/ “Prekja vendimtare”, Uotfordi shuan çdo dyshim për Rei Manajn. Goli është realizuar nga…

Uotfordi ka barazuar 1-1 ndaj Birmingamit në javën e katërt të Championshipit.

Rei Manaj

Ajo që ra më shumë në sy mbrëmjen e djeshme ishte goli i barazimit të Uotfordit, ku në minutën e 63′ pas një goditje nga distanca e Sema, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ishte në zonë dhe se vetë lushnjari pretendon që e ka prekur ai topin.

Së fundmi me anë të një videoje të publikuar në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”, klubi i Uotfordit publikon pamjet nga një kënd të dallueshëm ku duket qartë se topi është prekur nga Rei Manaj dhe vetë klubi britanik e cilëson si “prekje vendimtare”.

Rei Manaj aktualisht me Uotfordin në Championship është aktivizuar në tre ndeshje dhe duke shënuar një gol.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

I sigurt që shënoi golin e parë me Uotfordin, Rei Manaj: I lumtur, tani vëmendje totale te…

VIDEO/ E preku apo jo topin? Manaj feston te goli i Uatfordit në kampionat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"