VIDEO/ “Predhë” nga afër mesfushës, shikoni golin e çmendur në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 23:34

VIDEO/ “Predhë” nga afër mesfushës, shikoni golin e çmendur në Kategorinë e Dytë

Gramshi dhe Bulqiza barazuan 1-1 në ndeshjen e tyre në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 4-t.

supergoli i shretes

Megjithatë përveç rezultatit, vëmendjen e të gjithëve, e ka tërhequr goli i barazimit nga Bulqiza. Selman Shkreta, në minutën e 15’, lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga afër mesfushës, dhe ia del ta ndalë në fundin e rrjetës, me topin që përfundon në trekëndësh.

Një gol i çmendur i shënuar nga Shkreta, i cili ndonëse ishte një distancë e madhe, nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit të Gramshit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"