VIDEO/ “Predhë” e Xhakës, Shqipëria nënshtron Izraelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 0:12

VIDEO/ “Predhë” e Xhakës, Shqipëria nënshtron Izraelin

Shqipëria debuton me fitore në Ligën e Kombëve, teksa mposhti Izraelin me rezultatin 1-0. Predha e Xhakës në minutën e 55-të i dha fitoren skuadrës së Panuçit në këtë event të ri. Edhe pse me disa gabime në mbrojtje, djemtë kuqezinj bënë një lojë të kënaqshme ku nuk munguan rastet e shënimit.

bandicam 2018-09-07 21-59-28-733

Kujtojmë që Shqipëria bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Skocinë dhe Izraelin. Objektivi i kuqezinjve në Ligën e Kombeve është kualifikimi për në Europian, edhe pse rruga është e gjatë.

LIVE| SHQIPËRI-IZRAEL 1-0

Xhaka 55′

KOMENTI LIVE 

Përfundon takimi, Shqipëria siguron fitoren e parë në Ligën e Kombeve. 

90+1′ Sërish protagonist Strakosha që shpëton edhe njëherë portën, pas një top të ardhur nga thellësia.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria, largohet Veseli i dëmtuar, në fushë Mërgim Mavraj.

81′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dabur.

79′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kapiloto, vendin e tij e zë Mika.

75′ Fantastik Hyka në këto minuta, bën gjithçka bukur nga e majta dhe provon me një gjuajtje mjaft të mirë, por ndërhyn me majrat e gishtave portieri i Izraelit që i mohon golin kapitenit të Shqipërisë.

73′ Topi prek shtyllën pasnjë harkimi nga këndi të Solomon.

72′ Rast i rrezikshëm në portën e Strakosh, por portieri bën në pritje të shkëlqyer duke larguar topin në këndore.

72′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kajal në fushë Solomon.

71′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gavazaj, në fushë mbrojtësi Herdi Prenga.

bandicam 2018-09-07 22-16-11-944

69′ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërine. Xhaka kroson në zonë për Balajn, kërcen fuqishëm shkodrani, por nuk arrin të devijojë topin.

65′ Provon të rrezikojë Izraeli me Hemed, por ndërhyn mjaft bukur në zonë Veseli që ndal gjuajtjen e kundërshtarit.

62 E pafalshme çfarë ka humbur Hysaj. Një kundërsulm i bukur për Shqipërinë, por nuk finalizohet siç duhet nga Hysaj, i cili nuk godet siç duhet në hyrje të zonës.

61′ Provojnë të rrezikojnë edhe izraelitët me Hemed, por topi devijohet në këndore.

56′ Moment i shkëlqyer për kuqezinjtë, Hyka hedh një kros për Balajn, ky i fundit, godet bukur me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën.

55′ GOOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0. Taulant Xhaka shënon një super gol me një goditje të bukur nga distanca. 

50′ Memushaj liron të djathtën dhe provon me një goditje të bukur, topi devijohet në këndore.

47′ Zëvendësim edhe te Izraeli, largohet Zahavi, vendin e tij e zë Hemed.

47′ Balaj merr në top të gjatë në zonë dhe kërkon të rrezikojë menjëherë, por largojnë mbrojtësit izraelitë.

46′ Starton pjesa e dytë. Panuçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Guri në fushë Balaj.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Moment mjaft i mirë për Shqipërinë, bllokohet në momentin e fundit Memushaj. Topi dërgohet në goditje këndi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Momenti më i vështirë në portën e Shqipërisë.Gjimshiti kthen një top të gabuar te Strakosha, përfiton sulmuesi i Izraelit, por, me portë të boshatisur, nuk përfiton, duke u vonuar. Ndërhyn më pas Strakosha, duke shpëtuar një gol të sigurt.

38′ Një tjetër aksion i mirë për kuqezinjtë, Memushaj merr një top të bukur në zonë, rrotullohet dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri izraelit.

30′ Strakosha bën heroin, pas një gabimi fatal të mbrojtësave kuqezi. Portieri ndal futbollistin Kajal nga një distancë shume e afërt. Pritje vendimtare.

29′ Rrezikshëm Shqipëria me Memushajn, mesfushori provon me një goditje “alla Del Piero”, por fluturon portieri izraelit, duke dërguar topin në këndore.

28′ Goditje dënimi për Shqipërinë, Gavazaj kroson në zonë, por largojnë mbrojtësit izraelitë në këndore.

25′ Habashi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt.

24′ Aksion model i Shqipërisë, Xhaka hedh një kros në zonë për Gurin, sulmuesi gjuan bukur, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

23′ Miqtë nga Izraeli provojnë të rrezikojnë, por në lartësinë e duhur mbrojtësit shqiptarë.

20′ Goditje dënimi për Shqipërinë, Memushaj harkon në zonë, Hyka provon me kokë, por topi shkon shumë larg kuadratit.

17′ Hyka driblon bukur nga e majta dhe jep një top në zonë për Gavazajn, por mesfushori nuk arrin ta kontrollojë siç duhet topi.

15′ Sërish Shqipëria rrezikshëm me Gurin. Sulmuesi shkodran kërcen me kokë pas harkimit të Binakut nga e majta, por gjyqtari akordon faull në sulm.

14′ Gavazaj harkon një top nga e djathta për Gurin, i cili provon të devijojë me kokë, por jashtë kuadratit.

10′ Gabimi i Bashës në mesfushë, futbollistët e Izraelit dalin rrezikshëm nga e majta dhe hedhin një top në zonë, shpëton për mrekulli porta e Strakoshës.

9′ Basha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

7′ Pranë golit Shqipëria me Gurin, shkodrani ka shpërdoruar një shans të artë.

5′ Zgjatje shpëtimtare e Strakoshës, pranë golit Izraeli.

4′ Momenti i vështië në zonën e Strakoshës, Xhaka largon në momentin e fundit topi në këndore.

3′ Kuqezinjtë provojnë ta nisin në sulm, por pa arritur të gjejnë portën kundërshtare.

1′ Ka startuar takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz

Formacioniii

LIVE NGA ELBASANI PARA FILLIMIT TË NDESHJES:

(Vladimir Mema dhe Olsi Tujani)

20:30 Hyka nuk është i vetmi që ka kaluar oqeanin. Nga Çikago ka udhëtuar një 80 vjeçar për të ndjekur kuqezinjtë…Futbolli është më shumë se një lojë…

80-vjeçar

20:06 De Biazi zë vend në tribunën e stadiumit. Mungon Sadiku me 2 gola, por jo trajneri i triumfit të fundit me Izraelin. Rikthim në “vendin” e krimit, ku doli me jo pak inat e mërzi.

De Biazi55

20:05 Duhen edhe 40 minuta nga starti i sfidës, shikoni atmosferën në stadium.

20:02 Në fushën e blertë ka zbritur edhe presidenti i FSHF-së Duka së bashku me zv.presidentin Nurin.

Duka dhe Nuri

20:00 TKZ kthehet në tribuna për të mbështetur ekipin Kombëtar, ndërkohë që në nxehmje kanë dalë portierët.

19:45 Futbollistët e Kombëtares zbresin në fushë dhe shkelin tapetin e stadiumit “Elbasan Arena”.

19:35 Në tribunë i pranishëm edhe ish-portieri i Interit, Alberto Fontana, i cili është dhe menaxheri i sulmuesit Rei Manaj.

19:30 Tifozët mbajnë radhën për tu futur në stadium, kontroll i shpeshtë i policisë bëhet pengesë për futjen e shpejtë.

scc 41221482_2194169997463385_5849179170008989696_n

19:25 Mbërrin edhe Kombëtarja e Shqipërisë, Panuçi futet i pari në stadium.

Kombetarja

19:20 Bllokohet autobuzi i Kombetares në hyrje, për shkak se nuk ishin larguar furgonet shoqerues te Izraelit

41215763_2091767804472123_6504450755422846976_n

19:15 Kombëtarja e Izraelit mbërrin në stadium, pritet edhe Shqipëria. 6 furgonë dhe 2 autobusë prezent nga pala izraelite.

Skuadrat Mberijne edhe skuadrat ne stadium

19:05 Në stadium mbërrijnë edhe gjyqtarët hungarezë që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Priten vetëm skuadrat.

Gjyqtaret

19:03 Nuk e mori në Europian, por Hamdi Salihi nuk nguron të përqafojë De Biazin.

Salihi De Biazi

19:00 Në hyrje të stadiumit, De Biazi ka takuar edhe presidentin Armand Duka. Nuk mungoi as përqafimi i ngrohtë mes tyre, si 2 miq të vërtetë.

Duka de Biazi6

18:50 Në hyrje të stadiumit mbërrin edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Ai përfiton nga rasti për të takuar gazetarë, ndërkohë që nuk mungojnë fotot, me 2 tifozë shqiptarë të ardhur nga Londra.

De Biazi Gazetaret De Biazi

18:45 Eskortat me autokolonat e skuadrave kombetare, do të nisen rreth orës 19:00.

18:40 Luan kombëtarja, pak entuziazëm, por në Elbasan do të jetë dhe… Luka Modriç. Të paktën nga fanella e një tifozi…

Modric

18:38 Vijon patrullimi i helikopterit mbi stadiumin “Elbasan Arena”.

18:35 Forca policore në të gjithë pallatet pranë stadiumit.

654 56 26 Pallatet

18:32 Prezent në Elbasan edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mobilizim i jashtëzakonshëm i Forcave të Rendit.

41165899_235210984005878_8231178215738048512_n

18:30 Masat e rrepta nuk kanë fund. Mbi stadiumin “Elbasan Arena” është ngritur edhe një helikopter i ushtrisë, i cili patrullon nga ajëri.

18:25 Nuk mungon aq qeni i policisë në ambientet e jashtme të stadiumit.

18:20 Nis hyrja e tifozëve në stadium. Kontroll i rreptë policor.

Tifozet22 Tifozet hyrja

18:15 Kombëtarja bën bashkë 2 trajnerët e mirnjohur, Sulejman Starova dhe Shkëlqim Muçën të cilët do të jenë në stadium për të ndjekur këtë përballje.

Starova Muca

18:05 Nuk mungojnë as policët me snajper në taracën e stadiumit dhe në taracat e pallatave afër “Elbasan Arenës”.

pOLICET 41114234_1003960806450967_6052715411013632000_n

18:00 Formohet perimetri i kontrollit të policisë. Të gjithë grupet po rreshtohen dhe krijojnë kordonet policore

 18:55 Behet gati per të nisur hyrja në stadium, policia rrethon zonën.

41308663_2124243247831204_8948657381617696768_n

17:50 Reja e zezë po largohet dhe pritet një mot i mirë në orët në vazhdim

Rruget

17:45 Ka dhe nga ata tifozë që i kanë marrë masat për rreshjet e shiut duke qenë gati për të mbështetur ekipin kombëtar, pavarësisht motit.

Tifozet

17:30 Forcat e Policisë, organizohen 3 orë para startit të ndeshjes në hyrje të stadiumit.

pOLICET

16:30 Një shi i imët fillon në qytetin e Elbasanit, por nuk duket shqetësues, pasi zgjat vetëm pak minuta.

Shiu

16:15 Nuk mungojnë tifozët në dyqanet e biletave. 3 janë pikat e shitjes së biletave në qytetin e Elbasanit: 1. Pika e shitjes tek teatri Skampa 2.Kancelaria përballë teatrit Skampa 3.Kioska e FSHF tek shatervani në bulevardin kryesor.

Biletat

16:00 Elbasani është “blinduar” 3 orë para ndeshjes. Plot 670 forca policore kanë zbarkuar në qytetin ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Izrael, për të vendosur rregull dhe për të shmangur incidente. Një numër i madh automjetesh të blinduar dhe jo vetëm, kanë udhëtuar nga kryeqyteti drejt Elbasanit. Një shtetrrethim i vërtetë.

el7 el6 el5 el4 el3 el2 el1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"