VIDEO/ Pothuajse i verbër, kush është boksieri që do të ngjitet në ring për një ndeshje bamirësie…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 10:14

VIDEO/ Pothuajse i verbër, kush është boksieri që do të ngjitet në ring për një ndeshje bamirësie…

Boksieri 23 vjeçar Thomas Seres, 23 vjeç arrin të shikojë më pak se një metër larg tij për shkak të një sëmundje të syve. Collage Maker-13-Feb-2023-10.06-AM

Britaniku po përgatitet të marrë pjesë në një ndeshje boksi bamirësie muajin e ardhshëm për të mbledhur para për Fondacionin e Kërkimeve të Kancerit, në kujtim të gjyshit të tij të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri në stomak.

Ai përdor një shkop për të verbërit kur ecën, por është në gjendje të gjejë në mënyrë perfekte rivalin e tij nga një distancë e afërt, siç dëshmohet në palestrën e tij.

“Gjithmonë kam dashur të boksoj, por nuk mendoja se mund ta bëja vërtet derisa u futa në një palestër boksi. E mira është se në boks duhet të afrohesh, por do të jetë e vështirë për mua të shoh disa nga goditjet e rivalit tim. Shpresoj të mos dorëzohet sepse jam i verbër, sepse nëse do ta bëjë, do ta paguajë”, tha ai për “The Sun”.


View this post on Instagram

A post shared by Thomas Seres (@tom.seres)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"