VIDEO/ Portugezi Murinjo di si të jetë “Special One” edhe jashtë fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 22:40

VIDEO/ Portugezi Murinjo di si të jetë “Special One” edhe jashtë fushës

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo i është bashkuar këtë të hënë organizatës së bamirësisë “Age UK”, e cila i vjen në ndihmë të moshuarve në nevojë përreth Anglisë.

murinjo

Ky kontribut i “Special One” vjen në një moment kur të moshuarit kanë tepër nevojë për ndihmën e shoqërisë, duke qenë se COVID-19 ka izoluar në shtëpi të gjithë njerëzit.

murinjo

Kështu, portugezi Murinjo shihet në videon e mëposhtme sesi po përgatit ndihma të cilat do t’i shpërndahen të moshuarve në Londrën veriore.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"