VIDEO/ Portugezi i Junajtid nuk përmbahet, publikohen pamjet kur ofendonte shokët e ekipit: Filmoni k***n tim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 18:52

VIDEO/ Portugezi i Junajtid nuk përmbahet, publikohen pamjet kur ofendonte shokët e ekipit: Filmoni k***n tim!

Mançester Junajtid kaloi një sezon jo të mirë, me skuadrën që nuk arriti më shumë veç se një vendi në Ligën e Europës.

junajtid

Në një video të bërë virale së fundmi, tregohen pamjet se kur portugezi i “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandesh, shpërthen ashpër ndaj shokëve të tij të skuadrës, pasi po rrinin në parkim dhe nuk po futeshin në stërvitje.

“Mjaft u bëtë b**le. Ju këtu jeni për të luajtur futboll, jo për të filmuar, p***a. Filmoni k**in tim”, ishin fjalët ofenduese të përdorura nga Fernandesh në drejtim të Fred dhe Aleks Tejes, me këta të fundit që i kthehen: “Qetësohu k**i”.

Këto pamje janë xhiruara nga një agjenci braziliane e marketingut, e cila po xhironte një dokumentari të titulluar “Një ditë në jetën e Tejes”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"