Postuar: Mars 31, 2021 | 23:55
VIDEO/ Portieri i Spanjës “me pushime”, futbollisti i Kosovës shënon gol nga mesi i fushës
Mesfushori i Kosovës, Besart Halimi ka shënuar një supergol, ndoshta më të bukurin në karrierën e tij.
Në ndeshjen ndaj Spanjës, portieri i këtyre të fundit, Unai Simon, harron portën dhe del të rikuperojë një top në mesfushë, por dështon totalisht dhe nga kjo përfiton Kosova.
Ishte Halimi, i cili pasi lë pas portierin pas, gjuan direkt me të majtën nga afër mesfushës, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Një gol i çmendur ky, ku pavarësisht përpjekjeve të mbrojtësve spanjollë, nuk ia dolën dot ta ndalin topin, i cili përfundoi në fundin e rrjetës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"