VIDEO/ Portieri hutohet nga skema e kundërshtarit, shikoni golin qesharak që pëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 22:39

VIDEO/ Portieri hutohet nga skema e kundërshtarit, shikoni golin qesharak që pëson

Salzburgu mposhti me rezultatin 5-1 Tirolin ditën e djeshme në kampionatin austriak, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të.portieri

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes. Në minutën e 81’, Salzburgu shënoi golin e pestë, i cili ishte me të vërtetë i veçantë.

Vendasit kishin fituar një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare, dhe skema e përdorur aty ishte me të vërtetë fantastike, aq sa hutoi edhe portierin. Ky i fundit u gjet i papërgatitur, për shkak se drejt topit  u nisën 4 futbollistë, duke e mashtruar atë.

Në këtë situatë Osuald pësoi një gol qesharak, i cili i kaloi poshtë këmbëve, dhe tashmë ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"