VIDEO/ Portierët “katranosin” derbin, Strakosha-Lopez vendosin “paqen në Roma-Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:59

VIDEO/ Portierët “katranosin” derbin, Strakosha-Lopez vendosin “paqen në Roma-Lacio

Lacio dhe Roma u ndalën në barazim 1-1 në derbin e 174-rt të kryeqytetit italian.

lacio

Fati i këtij ballafaqimi tepër të nxehtë u vendos nga dy portierët rivalë: Thomas Strakosha dhe Pau Lopez. Gardiani i Shqipërisë la portën duke mos arritur të merret vesh me mbrojtësit e Lacios dhe sulmuesi i Romës Xheko arriti të shënonte me kokë në minutën e 26-ë.

 


Megjithatë, akoma më katastrofale ishte reagimi i portierit të Romës Pau Lopez. Pas ekzekutimit të goditjes së këndit për Lacion, Lopez nuk di të largojë topin, por e ngre në ajër në drejtim vertikal dukei  dhënë shansin Açerbit të barazonte sfidën 1-1.

Skuadra e Simone Inzagit nuk di të përfitojë nga hapi fals i Interit kundër Kaljarit, pasi nëse do të fitonte derbin, do të barazonte me pikë zikaltërit. Nga ana tjetër, Roma i jep një mundësi të mirë Atalantës t’i afrohet vendit të katërt, që garanton kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

ROMA-LACIO 1-1

Golashënues: Xheko 26’/ Açerbi 34′

Formacionet zyrtare:

formacionet

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"