VIDEO/ Polonia na mund dhe me femra, Kombëtarja pëson disfatë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 12:47

VIDEO/ Polonia na mund dhe me femra, Kombëtarja pëson disfatë në transfertë

Kombëtarja shqiptare e femrave është mundur 2-0 në transfertë nga Polonia në sfidën eliminatore të Botërorit.

shqiperia

Femrat e drejtuara nga trajneri Armir Grima pësuan nga një gol për pjesë ku fillimisht ishte Dudek që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë pas 40 minutash lojë. Në të dytën, Mesjaz dyfishoi shifrat në minutën e fundit të takimit. Vetëm pak ditë më parë, Kombëtarja shkatërroi 5-0 Armeninë duke shkëlqyer në këtë takim.

Polonia është një nga rivalet më të forta të Grupit F të Botërorit të femrave ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Belgjika, Armenia dhe Kosova. Aktualisht, Shqipëria ka katër pikë pas 4 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"