VIDEO/ “Poker” ndaj Leçes, Roma rikthehet te fitorja në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 20:48

VIDEO/ “Poker” ndaj Leçes, Roma rikthehet te fitorja në Serinë A

Roma është rikthyer te fitorja në Serinë A, pas 3 disfatash radhazi duke mposhtur Leçen me rezultatin e thellë 4-0, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kryeqytasit.

Roma

Ishte turk Under, ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 13-të, ndërkohë që Mkhitarian barazoi shifrat në të 37-tën. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dy golave, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Fonsekës, realizoi edhe 2 herë të tjera me anë të Xhekos dhe Kolarovit.

Me këtë triumf romanistët u ngjitën në kuotën e 42 pikëve, 3 më pak se Atalanta e vendit të 4-t që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë që Leçe është ndalur pas 3 fitoresh radhazi, teksa renditet në vendin e 16 më 25 pikë në 25 ndeshje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"