VIDEO/ “Poker” golash, Danimarka shkërmoq Uellsin dhe fluturon në çerekfinalet e EURO 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2021 | 19:51

VIDEO/ “Poker” golash, Danimarka shkërmoq Uellsin dhe fluturon në çerekfinalet e EURO 2020

Danimarka shkatërroi me rezultatin 0-4 Uellsin në sfidën e parë të 1/8-ave të EURO 2020, duke u bërë skuadra e parë që siguron një biletë për në çerekfinalet e Europianit, teksa do të përballet pas 7 ditësh me fituesin e çiftit Holandë-Çeki.

Dolberg goli i dyte

Dominim i frikshëm i danezëve, në përballen e sotme ndaj uellsianëve. Skuadra e Hjulmand, nuk e vuri aspak në diskutim këtë kualifikim, duke treguar superioritet absolut ndaj Gareth Bejl & CO.

Danimarka poker

Dopieta e Dolberg dhe golat e Maehle dhe Breithuejt, e bënë këtë sfidë të jashtëzakonshme për skandinavët. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 90-të, Uellsi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Uilson.

STATISTIKAT DHE NOTAT E KOMBËTAREVE RESPEKTIVE TË PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”: 

Statistikat

FT: UELLS – DANIMARKË 0-4

Dolberg 27′, 48′, Maehle 88′, Breithueit 90+4

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+4′ GOOOOOL DANIMARKA 0-4/ Feston edhe Breithueit. Fillimisht goli u cilësua i parregullt, por më pas VAR-i e konfirmon si të rregullt. Të papërmbajtshëm danezët! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Uilson ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Maehles.

88′ GOOOOOL DANIMARKA 0-3/ Fantastik Mahele,  futbollisti që aktivizohet me Atalantën në Serinë A. 24-vjeçari, pas asistit të Jensen, lëviz bukur brenda zonës, teksa me të majtën godet saktë duke trefishuar shifrat. 

86′ E pabesueshme çfarë shpërdoron sulmuesi i Barcelonës, Breithueit. Pranë golit të tretë danezët!

80′ I sapofuturi në lojë Bruks, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kornelius.

78′ Zëvendësim edhe te Uellsi, largohen  Roberts dhe Xhejms, në lojë Roberts dhe Bruks.

77′ Dy zëvendësime te Danimarka, largohen Larsen dhe Kajer, në vend të tyre Boilsen dhe Andersen.

69′ Tjetër zëvendësim te Danimarka, largohet nga fusha heroi Dolberg, vendin e tij e merr Kornelius.

65′ Bie disi tempi i ndeshjes, Danimarka kërkon të menaxhojë epërsinë e dy golave. Uellsianët duken të pafuqishëm në repartin ofensiv.

60′ Dy zëvendësime te Danimarka, largohen Delenei dhe Damsgard, në vend të tyre Jensen dhe Norgard.

59′ Zëvendësim te Uells, largohet Morrell, në vend të tij Uilson.

48′ GOOOOOL DANIMARKA 0-2/ Dolberg bën heroin për danezët. Futbollisti përfitoi nga një gabim në mbrojtje i uellsianëve, teksa nuk fal brenda zonës. Uilliams ishte ai që gaboi duke i falur një top Dolbergit, që nuk fali! 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë, dominim i Danimarkës, që pas minutës së 15-të, ka dhuruar spektakël.

41′ Zëvendësim i detyruar te Uellsi, largohet Roberts, vendin e tij e merr Uilliams.

40′ Tjetër karton i verdhë te Danimarka, kësaj here ndëshkohet edhe Mur.

32′ Pranë golit të dytë Danimarka me Dolberg, por autori i golit të parë provoi të realizonte me finte, por pa sukses.

27′ GOOOOL DANIMARKA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Dolberg kalon në avantazh danezës. Pas një aksioni mjaft të bukur, sulmuesi 23-vjeçar ka goditur saktë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

26′ Rodon i Uellsit është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

20′ Danimarka fiton ndjeshëm terren, duke ekzekutuar plot 4 goditje nga këndi në harkun e pak minutave. Danezët kërkojnë t’i imponohen kundërshtarëve.

13′ Minuta mjaft të mira për Uellsin që kësaj here provon me Ramsej, por tentativa e mesfushorit u ndal nga mbrojtësit danez.

10′ Pranë golit Uellsi  me Gareth Bejl, i cili provoi me një goditje të rrezikshme me të majtën, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

5′ Uellsi e nis në sulm sfidën, duke ushtruar presion në zonën e danezëve, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

danimarke uell

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"