VIDEO / Pogradeci bie në më pak se gjysmë ore, Bylisi i qepet Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2017 | 16:02

VIDEO / Pogradeci bie në më pak se gjysmë ore, Bylisi i qepet Lushnjës

Bylisi nuk gabon në garën me Lushnjën për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra ballshiote fitoi 3-0 në Pogradec në takimin përmbyllës të javës së 19-të të Kategorisë së Parë, e para për fazën e play off-it.

Pogradeci vs Bylis

Miëve mallakastriotë i mjaftuan 29 minuta për të mbyllur llogaritë në stadiumin “Gjorgji Kuçuku” të qytetit liqenor. Aldo Mitraj zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, ndërsa dopieta e Izuçukut (17’, 29’) vulosi suksesin e Bylisit.

Vendasit ishin të pafuqishëm për ta ndryshuar fatin e takimit në pjesën e dytë, ndërsa e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi kapiteni Kopi Çerepi u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pogradecarët u zgjuan vonë dhe krijuan dy mundësi të mira në minutat e fundit, por Bledian Rizvani e ruajti të paprekur katërkëndëshin e vet.

Pas këtij suksesi Bylisi e ruan diferencën prej dy pikësh nga Lushnja kryesuese, ndërsa Pogradeci mbetet i treti në kuotën 15.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"