VIDEO/ Pogradeci i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 13:34

VIDEO/ Pogradeci i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”

Pogradeci-Besa ishte sfida e tretë ditën e sotme e anuluar për shkak të reshjeve të dëborës. Edhe pse një numër i madh puntorësh bënë të pamundurën për të pastruar fushën e mbuluar nga dëbora, zyrtarët e sfidës vendosën që terreni ishte i papërshtatshëm për zhvillimin e këtij takimi.

Pogradeci debora

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive, nga momenti i pastrimit të fushës së stadiumit “Gjorxhi Kyçyky”, në qytetin juglindor.


Kujtojmë që Besëlidhja-Partizani B dhe Burreli-Vora ishin 2 takimet e tjera që u pezulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

ROMEO XINXIFI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"