VIDEO/ Po shkëlqen me fanellën zikaltër, “La Gazzetta dello Sport” komplimente talentit shqiptar: Gol dhe dribling “vdekjeprurës”, Inter e ardhmja është me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 15:20

VIDEO/ Po shkëlqen me fanellën zikaltër, “La Gazzetta dello Sport” komplimente talentit shqiptar: Gol dhe dribling “vdekjeprurës”, Inter e ardhmja është me…

Në orët e fundit të merkatos së verës, Interi siguroi shërbimet e talentit 16-vjeçar, Kevin Zefi nga Shamrok Rovers, skuadër me të cilën është rritur profesionalisht.

bandicam 2021-10-15 09-57-10-168

Zefi luan si një sulmues krahu dhe qendre nga ku deri më tani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Interit U-17.

E përditshmja e njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka bërë komplimente djaloshit me origjinë shqiptare ku në titullin kryesor ka shkruajtur: “Inter, e ardhmja është Zefi? Gol dhe dribling vdekjeprurëse të lojtarit me ditëlindje 2005”.

zefi

Talenti 16-vjeçar Kevin Zefi, ka lindur në Dublin të Irlandës, më 11 shkurt 2005 dhe zotëron dy nënshtetësi, atë të Irlandës dhe atë shqiptare. Gjithashtu talenti shqiptar ka një kontratë me Interin deri më 30 qershor 2024.

SKEDA E LOJTARIT –

ZEFI

ZEFI 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"