VIDEO/ Po priste të futej në fushë, Aguero habitet me gabimin e arbitrit të katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 10:41

VIDEO/ Po priste të futej në fushë, Aguero habitet me gabimin e arbitrit të katërt

Serxho Aguero luajti për pak minuta, në triumfin e Sitit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së.

AGUERO

Sulmuesi argjentinas u aktivizua në minutën e 85-të, por para se të futej në fushë, i ndodhi diçka e papritur me arbitrin e katërt. Ky i fundit ngriti tabelën, për të njoftuar largimin e Foden dhe në vendin e tij do futej pikërisht Aguero.

Megjithatë, në tabelë, numri 9 që ishte vendosur nuk përputhej me atë që mban mbi shpinë sulmuesi argjentinas. Aguero e pa menjëherë këtë dhe  i kërkoi arbitrit që të vendoste numrin 10 dhe jo 9, diçka që u korrigjua menjëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"