VIDEO/ “Po na q… nëna këtu, me halle dhe probleme jemi të gjithë”, shikoni si motivoi Moçka ekipin në fitoren e parë të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:42

VIDEO/ “Po na q… nëna këtu, me halle dhe probleme jemi të gjithë”, shikoni si motivoi Moçka ekipin në fitoren e parë të Flamurtarit

Flamurtari mori fitoren e parë për këtë kampionat, ndaj Luftëtarit në transfertë, me rezultatin 0-1. Ribaj ishte autori i golit, që solli trepikëshin e parë për vlonjatët.

MOCKA

Përpara fillimit të sfidës, kapiteni Shpëtim Moçka ka folur me lojtarët duke i motivuar ata. Moçka ka shpërndarë këtë video në rrjetet sociale dhe në fjalën e tij vihet theksi të problemet e shumta që ka skuadra dhe se ende nuk ishte arritur fitorja.

“Kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe është turp i Zotit, që nuk kemi asnjë fitore. Sot është dita të luftojmë për veten tonë. Pa na q… nëna këtu, po djersisim në stërvitje. Me halle dhe me probleme jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"