VIDEO/ Po mahnit botën e atletikës, një 18-vjeçar thyen rekordet e legjendës Usain Bolt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2022 | 20:12

VIDEO/ Po mahnit botën e atletikës, një 18-vjeçar thyen rekordet e legjendës Usain Bolt

Errion Najton, mbajeni shënim këtë emër. Është amerikan, vetëm 18-vjeçar, por që tani po mahnit botën e atletikës duke thyer rekordet e legjendës Usain Bolt.

asdasdasdasdsad

Sprinteri 18-vjeçar amerikan ka vendosur një rekord të pabesueshëm edhe pse në moshë shumë të re, pasi me erën kundër, është bërë i katërti më i shpejtë i të gjitha kohëve në garën e preferuar të Usain Bolt, atë të 200 metrave.

Këtë të shtunë, duke garuar në turneun e Universitetit të Luisiana, me erën kundër +1,4, Najton shënoi kohën 19’49’’, 44 të qindtat e sekondës më shpejt se sa koha më e mirë që kishte dhuruar Bolt në të njëjtën moshë. Një garë e pabesueshme pasi ai nuk ndjeu aspak erën kundër, duke treguar se ka një sprint të jashtëzakonshëm dhe se mundësitë e tij për përmirësim janë gjithashtu shumë të mëdha.

Djaloshi është një i destinuar për t’u bërë i njohur, pasi që në moshën 17 vjeçare ishte ai që theu rekordin botëror për U-20, të cilin e përmirësoi këtë të shtunë. Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, duke siguruar vendin e katërt me një kohë gjithsesi mbresëlënëse prej 19’93”. Fakti që Adidas ka nënshkruar me shpejtësi me këtë kampion të ri amerikan që vitin e kaluar, tregon se të gjithë janë të bindur se shumë shpejt, e gjithë bota e sporti do flasë për të. Bolt dhe rekordi i tij botëror 19’19” janë të paralajmëruar.

PANORAMSPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"