VIDEO/ Po i magjeps të gjithë, tropojani që do të luajë për Kosovën nuk ndalet! Realizon një tjetër gol kryevepër në Suedi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 21:03

VIDEO/ Po i magjeps të gjithë, tropojani që do të luajë për Kosovën nuk ndalet! Realizon një tjetër gol kryevepër në Suedi

Edi Sylisufaj, është padyshim talenti i momentit në elitën suedeze. Futbollisti 21-vjeçar, me origjinë nga Tropoja, i cili së fundmi zbuloi se do të përfaqësojë Kosovën U-21, ka realizuar një tjetër gol spektakolar me fanellën e Falkenbergs.

Sylisufaj gol

Në minutën e 73-të, pas një harkimi nga këndi, topi shkoi tek Sylisufaj, i cili me një predhë nga jashtë zone shtangu portierin kundërshtar, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fund arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e Goteborgut.

Ky ishte goli i 4-t në 8 ndeshje për futbollistin e lindur në Suedi, por me prindër tropojanë. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Po shkëlqen në Suedi, njihuni me talentin nga Tropoja që do të përfaqësojë Kosovën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"