“Po fluturonte shumë ulët”, dëshmitari tregon momentin e rrëzimit të helikopterit: Askush s’mund t’i shpëtojë kësaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 12:08

“Po fluturonte shumë ulët”, dëshmitari tregon momentin e rrëzimit të helikopterit: Askush s’mund t’i shpëtojë kësaj

Janë zbardhur dhe dëshmitë e para të banorëve të cilët kanë përshkruar momentin tragjik të rrëzimit të helikopterit ku mbetët të vdekur 9 persona, mes tyre dhe legjenda e basketbollit Kobi Brajant dhe vajza e saj 13-vjeçare. Në dëshminë e tyre, banorët theksojnë se helikopteri ishte duke fluturuar shumë ulët dhe në mënyrë të çuditshme.

d74b40f39402d44f79489f5b6c41bcda

“Nuk tingëllonte në rregull. Po fluturonte shumë ulët. E pashë duke u rrëzuar dhe duke shpërthyer. Ama ishte e vështirë të vërehej qartë sepse ishte mjegull”, tha dëshmitari Xherri Koçarian.

Helikopteri u zhduk në mjegull, teksa dëshmitari Koçarian deklaron se dëgjoi shpërthimin dhe pa flakët.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj”, shtoi ai. Një dëshmitar tjetër tha ta ketë dëgjuar një shpërthim masiv dhe pas një qetësie disa sekondash, e kishte parë një zjarr të madh në kodrën e Kalabasas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"