VIDEO/ Plotësohen 32 skuadrat e Botërorit, kualifikohet edhe Peruja. Ja ndarja e vazove për shortin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 12:05

VIDEO/ Plotësohen 32 skuadrat e Botërorit, kualifikohet edhe Peruja. Ja ndarja e vazove për shortin

Peruja ka mposhtur me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit të “play off”-it ndërkontinental Zelandën e Re duke u bërë skuadra e 32-të dhe e fundit e cila siguron një biletë për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

peru

Farfan në minutën e 28 dhe Ramos në të 65-tën ishin autorët e golave. Ndeshja e parë mes tyre ishte mbyllur pa gola.

Pas kualifikimit të Perusë, skuadrat pjesëmarrëse në “Rusi 2018” u ndanë në vazo për shortin e grupeve që do të hidhet më datë 1 dhjetor.

VAZO 1: Rusi, Gjermani, Brazil, Portugali, Argjentinë, Belgjikë, Poloni, Francë

VAZO 2: Spanjë, Peru, Zvicër, Angli, Kolumbi, Meksikë, Uruguai, Kroaci

VAZO 3: Danimarkë, Islandë, Kosta Rika, Suedi, Tunizi, Egjipt, Senegal, Iran

VAZO 4: Serbi, Nigeri, Australi, Japoni, Marok, Panama, Korea e Jugut, Arabia Saudite

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"