Video / Tifozët prishin ndeshjen, Agolli i qetëson me altoparlant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 22:20

Video / Tifozët prishin ndeshjen, Agolli i qetëson me altoparlant

Tifozët e vendosur në tribunën ku ishin “Illyrian Elite” dhe “Plisat” kanë vendosur të prishin ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Pasi kanë hedhur masivisht fishekzjarrë dhe shashka gjatë gjithë ndeshjes, në minutën e 57 ata kanë hedhur disa tymuese që bënë të pamundur vazhdimësinë e ndeshjes.

Gjyqtari tentoi të rifillonte ndeshjen, por e kishte të pamundur në kushte të tilla, ndaj drejtoi lojtarët në dhomat e zhveshjeve.  Ndërsa futbollistët e Italisë iu drejtuan dhomave të zhveshjeve, ata të Shqipërisë iu drejtuan tribunës nga ku hidheshin fishekzjarrët për të qetësuar tifozët.

Tym ne Palermo

Edhe trajneri De Biazi iu bashkua atyre, duke kërkuar të mësonte se pse po ndodhte kjo situatë e pakuptimtë për një tifozeri e cila kishte lënë një përshtypje të mirë në çdo vend të Europës.

Untitled

Në këtë situatë, Agolli vendosi t’u fliste futbollistëve në altoparlant, për t’i bindur që të lejonin zhvillimin normal të ndeshjes. “Ju lutem me qetësi, ndryshe do të penalizohemi!. Mjaft me tymuese, ju lutemi! Do penalizojmë skuadrën”, ishin fjalët e tij.

Agolli u flet tifozeve

Ky apel duket se funksionoi pasi tifozët u qetësuan, edhe të shtyrë nga forcat e rendit që u larguan nga tribuna në fjalë, duke mundësuar rifillimin e ndeshjes pas 10 minutash ndërprerje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"