VIDEO / Plasin polemikat te PSG, Mbape ankohet për Nejmar: Ky rrugaçi nuk ma pason

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 18:49


VIDEO / Plasin polemikat te PSG, Mbape ankohet për Nejmar: Ky rrugaçi nuk ma pason

Duket se ngjarjet e kësaj vere po fillojnë pak nga pak të lënë pasoja te PSG. Afrimi i Mesit ka bërë që vëmendja të largohet disi nga yjet e skuadrës. Ndaj pakënaqësia e Mbape edhe për gjërat e vogla ka filluar të bëhet më e dukshme. Kjo u pa qartësisht gjatë ndeshjes së parisienëve kundër Montpelje, kur ai u filmua teksa ankohej hapur për sjelljen e Nejmar ndaj tij.

mbape

Në ndeshjen që u mbyll me shifrat 2-0 dhe siguroi fitoren e 8 në po aq ndeshje të luajtura në kampionat, Draksler shënoi golin e dytë falë pasimit të Nejmar, pak çaste pasi Mbape ishte kthyer në pankinë nga trajneri Poçetino. Francezi, në vend që të festonte golin e shokut të skuadrës, u duk shumë i inatosur.

“Ky rrugaçi nuk ma pason topin”, shihej teksa i thoshte ai Gueje, duke iu referuar Nejmar i cili kishte dhënë një pasim perfekt për Draksler në ato momente.

Një episod i cili i vë kapakun një ndeshje ku Mbape ishte dukshëm i tensionuar teksa gaboi tre raste para portës. Duket se sulmuesi po ndjen tashmë trysninë e javëve të fundit të merkatos ku ishte në mëdyshje nëse do të vazhdonte te PSG apo nëse do të transferohej te Real Madrid.

PANORAMASPORT.AL

 


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/