VIDEO/ Plas te lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët e shumtë përleshen me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:15

VIDEO/ Plas te lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët e shumtë përleshen me policinë

Sot ishte dita për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diego Armando Maradonës.

INCIDENTET

Në Pallatin Mbretëror prej mëngjesit të sotëm u zhvilluan homazhe në drejtim të ish-kampionit të madh të futbollit botëror. Teksa kanë ndodhur incidentet e para përpara Pallatit Mbretëror ku qytetarët e shumtë u munduan të hyjnë për ti dhënë lamtumirën e fundit lojtarit që ka magjepsur mbarë botën me magjitë e tij, qytetarët ku sipas mediave vendase arrijnë deri në një milionë janë përplasur me forcat policore për të hyrë menjëherë aty ku po zhvillohen homazhet.

INCIDENTET 1

Ky incident nuk ka zgjatur shumë duke parë se nuk duhet prishur kjo ditë por edhe për shkak të pandemisë sepse janë një grumbull i madh njerëzish që kërkojnë ta përshëndesin për here të fundit “El Pibe de Oro”-n.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"