VIDEO / Plas skandali pas Borusia-Bajern, Belingem: I jep ndeshjen më të madhe në Gjermani një gjyqtari që ka trukuar. Çfarë do presësh?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 23:18

VIDEO / Plas skandali pas Borusia-Bajern, Belingem: I jep ndeshjen më të madhe në Gjermani një gjyqtari që ka trukuar. Çfarë do presësh?

Fitorja 3-2 e Bajern Mynih ndaj Borusia Dortmudn nuk është kapërdirë lehtë nga humbësit. Në epiqendër të kritikave të tyre ishte gjyqtari Feliks Zvajer, i cili akordoi një penallti për prekje të topit me dorë nga Humels. Ajo penallti solli golin e Levandovskit që vulosi suksesin 3-2 ndërsa trajneri Marko Rose u ndëshkua me karton të kuq për protesta të shumta.

zvajer

Pas ndeshjes, Xhud Belingem, futbollisti i Borusia Dortmund, ka akuzuar hapur gjyqtarin, duke kujtuar të kaluarën e tij.

“Sipas meje nuk është penallti, Humels as nuk e sheh topin, po lufton për të, ndërsa më pas topi e godet. Mund të shohësh edhe shumë vendime të jera gjatë ndeshjes.  I jep gjyqtarit që ka trukuar më parë ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë do presësh?”, ishte akuza e rëndë e futbollistit anglez.

Belingem i referohej faktit se Zvajer ka qenë në fillimet e karrierës së tij i përfshirë në skandalin e famshëm të trukimeve të Robert Hojcer dhe u dënua asokohe për mosdenoncim të tentativës për manipulime pasi kishte qenë asistent i ish-gjyqtarit në ndeshjet e trukuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"