VIDEO/ Plas sherri pas eliminimit nga Kupa, ylli i Italisë i vërsulet tifozit që po e ofendonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 23:16

VIDEO/ Plas sherri pas eliminimit nga Kupa, ylli i Italisë i vërsulet tifozit që po e ofendonte

Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë përballë Modenës nuk ka kaluar pa pasoja. Tifozët e skuadrës së Serisë A kanë qenë shumë të acaruar me ekipin dhe vetë lojtarët gjithashtu. Kjo u pa qartësisht pas sfidës, kur ylli i Sasuolos dhe Italisë, Domeniko Berardi, iu vërsul një tifozi.

Collage Maker-08-Aug-2022-11.15-PM

Ndërsa ekipi po largohej nga stadiumi, një tifoz shprehu pakënaqësinë e tij ndaj numrit 10 të Sasuolos. Ky i fundi nuk i priti mitë sharjet dhe ofendimet e tifozit dhe iu shkëput nga duart edhe rojeve të sigurisë duke iu vërsulur për të larë hesapet vetë.

Vetëm ndërhyrja e të pranishmëve e më pas të forcave të rendit bënë të mundur që Berardi të largohej pa dhunuar tifozin, në një ngjarje që mund të kishte pasoja shumë të rënda për futbollistin e përfaqësueses italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"